Monday, September 30, 2024
spot_img
BallinaKurioziteteTeologu i njohur Behar Mjekiqi do të jetë ligjerues në Katedrën e...

Teologu i njohur Behar Mjekiqi do të jetë ligjerues në Katedrën e Sociologjisë në UT!

Behar Mjekiqi ka njoftuar se vjen për të ligjëruar në Universitetin e Tetovës ai shkruaj:

Një përvojë e re fillon për mua sot në Universitetin e Tetovës, ku do të kem nderin të ligjëroj me studentët e drejtimit të Sociologjisë të Fakultetit Filozofik. Për mua një përvojë e re dhe gjithashtu edhe një sfidë që bashkërisht të rrugëtojmë sigurtë në rrugën e diturisë.

Jam veçanërisht krenar që kjo përvojë e papërshkruar më është ofruar në Universitetin e Tetovës që mendoj se është një tempull i dijes jo vetëm për shqiptarët në Maqedoninë e Veriut por edhe më gjerë. Njëkohësisht vijoj studimet e mia të ciklit të tretë në këtë universitet. Sugjeroj gjithë rininë shqiptare anekënd që të regjistrojnë pa ngurim studimet e tyre në Universitetin e Tetovës ku sundojnë ambiciet e mëdha shkencore, rregulli, respekti dhe vetëm përparimi.

Me këtë rast dëshiroj të falenderoj Dekanin e Fakultetit Filozofik Prof. Dr. Ibish Kadriun, udhëheqësinë e UT-së si edhe profesorët kolegë të Departamentit të Sociologjisë.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit