Saturday, November 23, 2024
spot_img
BallinaLajmeTë burgosurit e burgut të Idrizovës: Nëse as sot nuk na viziton...

Të burgosurit e burgut të Idrizovës: Nëse as sot nuk na viziton askush, nga nesër do të fillojmë me grevë urie

Të burgosurit në burgun e Idrizovës do të nisin grevë urie nëse askush nuk do t’i viziton sot, informon Klan M. Këto janë nënshkrimet e siguruara nga Klan Maqedoni të të gjithë të burgosurve të cilët thonë se nga nesër 31.10.2023 do të shkojnë në grebë urie.

Ndryshe e gjithë kjo vjen pas aksionit të policisë të cilët kanë konfiskuar 63 telefona, 82 thika, 71 mbushës për telefona dhe drogë.

Përveç se i kanë rrahur brutalisht, nuk kanë lejuar që t’iu jepet ndihmë mjekësore. Madje kanë insistuar që mjekët në spitalin e Idrizovës të pohojnë se të burgosurit janë rrahur në mes vete.

Njëri prej të burgosurve të cilin gazetari Klan M e takoi në Qendrën klinike, tha se i kanë detyruar që të vënë firmat në letë të zbrazët. Sipas tij, qëllimi ka qenë që të arsyetohet dhuna dhe mos të ketë pasoja. Pak para mesditës së ditës së shtunë, doli me kumtesë edhe Ministria e punëve të brendshme nga ku thonë se:

“Nëpunësit policor nga Byroja për siguri publike në koordinim me Prokurorinë themelore të Shkupit pas marrjes së informacioneve dhe urdhrit për bastisje nga Gjykata themelore e Shkupit kanë bastisur burgun e Idrizovës ku kanë gjetur 63 telefona, 82 thika, 71 mbushës për telefona dhe drogë. Në këtë aksion janë lënduar edhe 10 nëpunës policor” – thonë nga MPB.

Këto janë nëshkrmimet e siguruara sot nga Klan M, me emër dhe mbiemër të të burgosurve. /KlanMacedonia/

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit