Saturday, November 23, 2024
spot_img
BallinaLajmeTaravari: Ziadinit i uroj të ketë bashkëpunim sa më të frytshëm me...

Taravari: Ziadinit i uroj të ketë bashkëpunim sa më të frytshëm me Menduh Thaçin dhe Ali Ahmetin, nuk duhet të jetë aspak e lehtë për të

Arben taravari ka dhënë intervist për “Albanian Post”.

Intervista e plotë e Albanian Post me Arben Taravarin

Albanian Post: Zotëri Taravari ju keni deklaruar se në rast se humbni zgjedhjet, madje nëse merrni një votë më pak, do të jepni dorëheqje. Pse se keni bërë deri më tani?

Arben Taravari: Sepse ende nuk kam humbur. Jam fitues i votës shqiptare.

Albanian Post: Pse ende pa u ditur fituesi i zgjedhjeve parlamentare, shto këtu faktin se keni humbur në zgjedhjet presidenciale, ju po thuani se veç se jeni në qeveri?

Arben Taravari: Sepse qeveritë në Maqedoni për shkak të specifikës etnike të këtij vendi, janë formuar kryesisht mbi baza koalicionesh. Unë isha fitues në kampin shqiptar dhe më duket tepër organike një qeveri me dy partitë më të mëdha etnike në vend.

Albanian Post: Në një reportazh të “AlJazeera” të cilin e keni shpërndarë edhe në profilin tuaj në Facebook, koalicioni “VLEN” portretizohet si koalicion multietnik, dhe atëherë e konsideronit si vlerë, madje e përmendnit edhe faktin se për ju nuk do të votonin vetëm shqiptarët, por edhe komunitetet tjera, siç ka ndodhur në Gostivar kur jeni zgjedhur kryetar komune. Pse tash po e portretizoni si diçka negative, po i thoni palës tjetër meqë juve iu kanë votuar edhe komunitetet tjera nuk jeni legjitim për t’i përfaqësuar shqiptarët?

Arben Taravari: Po, në atë kohë ende BDI-ja nuk kishe bërë marrëveshje të plota me partitë e etnive të tjera. Pasi ndodhi kjo ishte e befasishme për mua që u bëra i zgjedhuri ekskluziv i shqiptarëve, nder dhe përgjegjësi. Sa i përket kinse mendimin tim negativ për etnitë e tjera, është i sajuar. Unë respektoj çdo etni. Nuk kam ulur kurrë flamujt e asnjërës dhe madje bashkëpunoj shkëlqyer prej vitesh në Komunën e Gostivarit.

Albanian Post: Në njërën anë po i thoni “Frontit Evropian” se nuk jeni përfaqësues të shqiptarëve se keni vota edhe të komuniteteve tjera, e në anën tjetër po e akuzoni Frontin që nuk po del ta mbështesë Pendarovksin, e të iu thonë shqiptarëve që të votojnë për të. Si shpjegohet kjo, pra kur iu konvenon iu thuani nuk i keni votat e shqiptarëve, e kur iu duhet për akuzë thoni pse s’po i udhëzoni shqiptarët?

Arben Taravari: Pyetja juaj ka ngarkesë politike dhe ka subjektivitet ndaj është dhe disi konfuze. Unë nuk urdhëroj madje as sugjeroj asgjë dhe Asnjëherë për ndonjë parti që nuk është pjesë e VLEN-it. I vetmi sugjerim që kam bërë dhe vazhdoj bëj është që BDI-ja të shkojë në opozitë dhe më vjen mirë se drejt asaj rruge po shkon.

Albanian Post: E keni thënë vazhdimisht para raundit të parë të zgjedhjeve presidenciale se kusht për të hyrë në qeverinë e re me VMRO-DPMNE-në i keni ndryshimet kushtetuese. Mirëpo, pas përfundimit të zgjedhjeve nga eksponentë të “VLEN”-it s’po dëgjohet ky kusht më, madje edhe Mickoski tha se nuk ka dëgjuar se e keni këtë kusht. Çfarë ka ndodhur, a jeni tërhequr?

Konkretisht – a do të shkoni në qeveri me Mickoskin edhe pa kushtin për ndryshimet kushtetuese, pra a keni datë, orë dhe ditë për VMRO-në se kur duhet të bëhen ndryshimet kushtetuese?

Arben Taravari: Për VMRO-në dhe VLEN-in ka një program fantastik që na pret përpara. Natyrisht që ka objektiva të ndërsjella dhe jam konfident që do t’i arrijmë. Jam i gëzuar të bashkëpunoj me një profesor universitar si z. Mickovski që ashtu si të gjithë ne do më të mirën për këtë vend.

Albanian Post: Në Maqedoni të Veriut ka qenë rregull – shumicën e rasteve – që fituesi në taborin maqedonas e bënë qeverinë me fituesin e shqiptarëve. Mirëpo, kemi parë gatishmëri nga “VLEN”-i se jeni të gatshëm të bëheni pjesë e qeverisë edhe nëse nuk jeni fitues. A mund të na sqaroni edhe njëherë: A do jeni pjesë e qeverisë nëse i humbni zgjedhjet?

Arben Taravari: Në Maqedoni ka një rregull që nuk ka rregulla në politikë e sidomos në Qeveri. Kjo ka qenë fryma e tmerrshme që na ka mbjell BDI-ja 23 vjet. Me ne do të jetë ndryshe!

Albanian Post: Si e keni parë diskursin nacionalist të Mickoskit dhe propozimin e Gordanës për themelimin e një Tribunali Ndërkombëtar për luftën e 2001-së? Cila është kundërpërgjigja e VLEN-it ndaj këtij diskursi dhe ndaj këtyre propozimeve?

Arben Taravari: E kam parë si një moment elektoral.

Albanian Post: Gjatë fushatës për zgjedhjet presidenciale keni përmendur shumë kryeministrin Kurti, mirëpo tani jo. Pse? A nuk pati efekt negativ apo pozitiv për ju mbështetja e Kurtit?

Arben Taravari: Kryeministri Kurti është nder sa herë që e përmend sepse është një nga shqiptarët më të suksesshëm dhe të guximshëm. Për ata që kanë vesh e kam përmendur dhe e përmend.

Albanian Post: Zotëri Ziadin Sela në një intervistë për Albanian Post ka thënë se ju duhet të ju ktheheni profesionit të mjekut, meqë sipas tij aty jeni i mirë, ndërsa si politikan jo, madje ju ka akuzuar se keni “tradhtuar” partinë e juaj dhe jeni bërë “vasal” i Mickoskit. Cila është kundërpërgjigja juaj ndaj këtyre akuzave?

Arben Taravari: Ziadinit i uroj të ketë bashkëpunim sa më të frytshëm me z. Menduh Thaçi dhe z. Ali Ahmeti. Nuk duhet të jetë aspak e lehtë për të…e ka ndërtuar profilin e tij politik duke i sulmuar dhe anatemuar këta dy politikanë për vite me radhë…

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit