Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, ka vizituar mbrëmë familjarët e foshnjës 3 muajshe për të cilën u raportua se është dhunuar në Klinikën për Sëmundje të Fëmijëve në Shkup.
Gjyshi i foshnjës pretendon se dhuna ka ardhur nga ana e një infermiereje pasi nëna e foshnjes nuk e ka ditur gjuhën maqedonase.
Familja Iseni nga Saraji e ka informuar drejtpërdrejt Taravarin për rastin, ndërsa ky i fundit i ka siguruar se “infermierja do të pushohet menjëherë nga puna dhe se personalisht të kujdeset që rasti të kalojë urgjentisht tek organet e Drejtësisë”