Tuesday, November 5, 2024
spot_img
BallinaLajmeTaravari: Propozimi i ardhur nga Mickoski tregon se edhe VMRO e ka...

Taravari: Propozimi i ardhur nga Mickoski tregon se edhe VMRO e ka kuptuar ku qëndron pesha e votës shqiptare

Arben Taravari shkruan në facebook:

Propozimi i ardhur nga Mickoski tregon se edhe VMRO e ka kuptuar ku qëndron pesha e votës dhe deputetëve shqiptarë.

Megjithatë, fokusi ynë si koalicion dhe si parti, është puna për zgjedhjet e 8 majit, për numrin më të madh të mandateve.

Pas zgjedhjeve, do të udhëhiqemi nga interesi kombëtar i shqiptarëve, nga nevoja urgjente për pastrim të qeverisë nga korrupsioni, dhe nga orientimi ynë i panegociueshëm pro-perëndimor.

Ne si VLEN jemi më të bashkuar se kurrë. Vota jonë është shumica e votës shqiptare. Mandatet tona shkojnë për deputetë shqiptarë. Sepse ne i mbrojmë e i përparojmë shqiptarët, nuk i shesim e nuk i blejmë!

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit