Sunday, November 24, 2024
spot_img
BallinaLajmeTaravari paraqet pjesën e dytë të kabinetit të tij në kabinetit presidencial

Taravari paraqet pjesën e dytë të kabinetit të tij në kabinetit presidencial

Kandidati për president nga koalicioni VLEN, Arben Taravari sot në konferencë për shtyp paraqiti pjesën e dytë të kabinetit presidencial.

Sipas Taravarit, përbërja e kabinetit të tij do të ndërtohet mbi parimet e gjithëpërfshirjes dhe meritokracisë, ndërsa pas 8 majit, Presidenca do të jetë institucion i hapur.

“Me mua President pas fitores sonë të 8 majit, Presidenca do të jetë institucion i hapur për çdo qytetar. Presidenca do të jetë edhe përfaqësues e realitetit të shoqërisë sonë multi-nacionale, multi-etnike dhe multi-kulturore. Qytetarët meritojnë të përfaqësohen nga njerëz të kualifikuar dhe të dëshmuar nëpër fusha të ndryshme të jetës publike, nga më të mirët ndër ta, kontributi i të cilëve do të shtrihet deri te të gjitha shtresat e shoqërisë”, tha Taravari.

Taravari theksoi se kabineti i tij do të përbëhet nga njerëz të dëshmuar.

“Më lejoni t’i prezantoj anëtarët e kabinetit tim që janë sot para jush: Ambasador Halim Hyda do të jetë këshilltar diplomatik i Presidencës.. Ambasador Hyda ka shërbyer për tre dekada në diplomacinë e vendit si në Bernë, Vjenë dhe në shumë kryeqendra të rëndësishme evropiane. Ambasador Hyda ka doktoraturë në Universitetin Shën Kirilli dhe Metodi në Shkup, në Fakultetin Filozofik. Aktualisht është Ambasador i Paqes në Botë dhe Kryetar i Shoqatës së Intelektualëve shqiptarë në Kumanovë dhe Likovë. Jasmin Kalac do të jetë këshilltar ligjor i Presidencës. Jasmini ka Master të Drejtësisë nga Universitetin Kiril dhe Metodi dhe Doktoraturë të së drejtës penale nga Universiteti i Ankarasë. Jasmini ka punuar në Prokurorinë Themelore Publike në Shkup dhe tani është avokat si dhe ligjërues në Universitetin Ndërkombëtar të Ballkanit”, tha Taravari.

Për këshilltar për Siguri dhe Mbrojtje, Taravari tha se Urim Vejseli do të jetë këshilltar për siguri dhe mbrojtje.

“Urim Vejseli është Doktor i Shkencave Politike, profesor i asocuar, ligjerues në disa fakultete në R. e Maqedonisë së Veriut dhe në Kosovë, folës i ftuar në universitetin John Hopkins USA dhe në Institutin e mbrojtjes për Studime ndërkombëtare Juridike në ShBa. Autor dhe koautor i punimeve shkencore me impact factor. Ekspert i mbrojtjes dhe Menaxhimit me kriza”, tha Taravari.

Për zëdhënës, Taravari ka caktuar profesorin inordinar në Universitetin e Tetovës, Arianit Rekën.

“Me këtë ekip të shkëlqyer profesionistësh të dëshmuar, kam besim të palëkundur se do t’i çojmë përpara idealet e VLEN-it, që në fakt janë reflektimi më i saktë i pritshmërive dhe shpresave të qytetarëve për ndryshim, prosperitet dhe mirëqenie për vendin dhe familjet e tyre. Me këta njerëz të vullnetit të mire, do t’i mposhtim sfidat para nesh dhe do të çbëjmë zullumin 22 vjeçar të partisë në pushtet. Prandaj them se NDRYSHIMI IA VLEN. Të dashur bashkëqytetarë, bashkohuni me ne në këtë udhëtim, me idetë dhe kërkesat tua. Ekipi im dhe unë jemi këtu për t’ju dëgjuar. Do të dëgjojmë, do të diskutojmë dhe do të kujdesemi për brengat e secilit dhe secilës prej jush. Si President, bashkë me këtë ekip, do të jemi faktor përbashkues dhe të punojmë në interesin më të mirë të të gjithë qytetarëve të Maqedonisë së Veriut, por edhe për brezat që do të vijnë pas nesh”, tha Taravari.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit