Sunday, November 24, 2024
spot_img
BallinaLajmeTaravari: Bujar Osmani keqpërdori pozicionin në OSBE për t’i bërë argatin Serbisë...

Taravari: Bujar Osmani keqpërdori pozicionin në OSBE për t’i bërë argatin Serbisë kundër Kosovës

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët dhe kandidati për president i VLEN-it, Arben Taravari, ka reaguar pas komunikatës së lëshuar nga zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu në lidhje me planin 9 pikësh të OSBE-së, për Kosovën.

Taravari shkruan se Qeveria e Kosovës ka zbuluar dje se në fakt ky plan është shkruar nga dora e Bujar Osmanit dhe jo nga ndërkombëtarët.

“Jam i shokuar të kuptoj se Osmani, si kryesues shqiptar i OSBE-së, ka keqpërdorur pozicionin e tij për t’i bërë argatin Serbisë duke bërë te vetat kërkesat e Beogradit.
Plani 9 pikësh i Bujar Osmanit ka kërkuar tërheqjen e policisë speciale të Kosovës, nga territori legjitim i Kosovës. Ai ka kërkuar poashtu dorëheqjen e kryetarëve shqiptarë të komunave veriore.
Dokumenti i Bujar Osmanit ka kërkuar që të mos qëndrojnë në veri ata heronj që na bënë krenarë të gjithëve në rastin e sulmit të Vuçiqit në Banjskës, ku u vra nga terroristët serbë polici dëshmor Afrim Bunjaku.
Fatmirësisht mendoj, qeveria e Kosovës nuk e ka pranuar planin e Bujar Osmanit, sepse po të ishte pranuar ai plan, bandat e Vuçiçit nuk do të kishin gjetur rezistencë.
Na vjen të gjithëve vështirë, kur një politikan shqiptar nga Maqedonia e Veriut, siç është Bujar Osmani, mban qëndrime të tilla antikombëtare në rastin e Kosovës”, thuhet në reagimin Arben Taravarit.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit