Sunday, November 24, 2024
spot_img
BallinaLajmeSuspendohet zyrtari policor kufitar, shkak postimi për formimin e “stukturave paramilitare”

Suspendohet zyrtari policor kufitar, shkak postimi për formimin e “stukturave paramilitare”

Një zyrtar policor në Drejtorinë e Policisë Kufitare është suspenduar mbrëmë me rekomandim të Inspektoratit Policor të Kosovës, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali ka mësuar ekskluzivisht se zyrtari policor kufitar që është suspenduar është Gani Çeku, i cili më parë ka qenë pjesë e Policisë së Trafikut në Gjakovë.

Çeku është suspenduar si pasojë e një postimi që ka bërë gjatë ditës së djeshme në llogarinë e tij në Facebook.

Në postimin e siguruar nga Sinjali që i kushtoi me suspendim, Çeku ka shkruar “Fort po me shkon mendja me i formu disa struktura paramilitare Shipëtare?! – A KA VULLNETARË!”.

Rastin e kanë konfirmuar për Gazetën Sinjali edhe nga drejtori i Departamentit të Kufirit.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit