BallinaLajmeSulmohet me shok-bombë pikë kontrolli policor në veri

Sulmohet me shok-bombë pikë kontrolli policor në veri

Pikë kontrolli policor tek “Tre rrokaqiejt” në veri të Mitrovicës është djegur pjesërisht nga një shpërthim i fuqishëm që dyshohet të jetë shok-bombë, por për fat të mirë nuk ka të lënduar.
Ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 3:15 të mëngjesit, ndërsa në kohën e shpërthimit policët nuk kanë qenë brenda pikë kontrollit.

Përveç dritareve të thyera, janë djegur edhe orenditë që ishin brenda. Deri tash nuk dihet autori ose autorët e këtij incidenti.

ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Reklama juaj -spot_img

më të shikuara