Saturday, November 23, 2024
spot_img
BallinaLajmeSulmet në spitalet izraelite “duhet të hetohen si krime lufte”, thotë HRW

Sulmet në spitalet izraelite “duhet të hetohen si krime lufte”, thotë HRW

Në një raport të ri, Human Rights Watch thotë se “sulmet e paligjshme të ushtrisë izraelite ndaj objekteve mjekësore, personelit dhe transportit po shkatërrojnë më tej sistemin e kujdesit shëndetësor të Gazës dhe duhet të hetohen si krime lufte”.

Organizata i kërkoi Komisionit të Pavarur Ndërkombëtar të Hetimit mbi Territorin e Pushtuar Palestinez dhe Gjykatës Ndërkombëtare Penale të hetojnë.

“Pavarësisht pretendimeve të ushtrisë izraelite më 5 nëntor 2023, për ‘përdorimin cinik të spitaleve nga Hamasi’, asnjë provë e paraqitur nuk do të justifikonte privimin e spitaleve dhe ambulancave nga statusi i tyre i mbrojtur sipas ligjit ndërkombëtar humanitar,” thekson kjo organizatë, raporton Aljazeera.

Human Rights Watch hetoi sulmet në ose pranë Spitalit Indonezian, Spitalit al-Ahli, Qendrës Ndërkombëtare të Kujdesit të Syve, Spitalit të Miqësisë Turko-Palestineze dhe Spitalit al-Quds midis 7 tetorit dhe 7 nëntorit.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit