Besmir Limani është djaloshi me origjinë nga fshati Tatesh i Strugës, i cili jeton në Winthertur të Zvicrës, ndërsa për imazhin e tij si tifoz i flaktë i kombëtares shqiptare flet e gjithë media sportive evropiane, përcjell INA.
Ai nuk ka munguar sot as në Dortmund ku ka ardhur me grupin e tij për ta ndjek ndeshjen Shqipëri-Itali.