Monday, September 30, 2024
spot_img
BallinaLajmeStrofulla e fundit e maskarenjëve është “patriotizmi”

Strofulla e fundit e maskarenjëve është “patriotizmi”

Shkruan: Adnan Azizi

22 vite në Qeveri nuk e realizuan Marrëveshjen e Ohrit, as shqiptarët nuk u bënë shtetformues, as gjuhën shqipe nuk e zyrtarizuan, e as që u intersoi ndonjëherë brenda dy dekadave, të hapnin ndonjë çështje të kontestuar për shqiptarët.

Por e vetmja gjë që e bënë është se, individ që para pushtetit ishin me brekë dhe çorape të grisura, u bënë milionerë të asdisur, madje aq shumë saqë, jo vetëm që blenë kompani milionshe si “Soravia” €-via, llotaria, por nisën edhe kafshët shtëpiake ti ushqejnë me çokollada e karamele, duke harruar se populli shqiptarë po vuante për kafshatën e gojës, duke u boshatisur lagje e qytete të tëra shqiptare, të cilat mbetën pa fëmijë. Madje aq shumë vodhët edhe rininë, boshatisët shkollat dhe e vratë shpresën e tyre dhe këtij populli.

Andaj vetëm kur dilni në opozitë, ju bie ndërmend çështja kombëtare, Marrëveshja e Ohrit dhe brenga për shqiptarët!

Por shqiptarët u njohin shumë mirë sepse në vendbanimet shqiptare, nuk keni lënë asgjë tjetër përveç krimit, korrupsionit, drogës, kazinobe, vrasjeve, amoralitetit dhe gjithçka shkatërruese! Hipokrita!

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit