Dhomat e Specializuara të Kosovës ia kanë vazhduar paraburgimin Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit.
Specialja po ashtu e ka udhëzuar Zyrën e Prokurorit të Specializuar që të paraqesin parashtre parashtresat për shqyrtimin e radhës të paraburgimit të tyre deri më 28 korrik 2023, raporton Betimi për Drejtësi, përcjell Klan Kosova.
Në fund të majit, ZPS-ja e kishte dorëzuar para Gjykatës Speciale parashtresat për shqyrtimin periodik të paraburgimit për Thacin dhe Veselin.
Në vendimin e Specialet është thënë që trupi gjykues e ka theksuar që gjyqtari i procedurës paraprake e ka konstatuar që ekziston dyshimi i bazuar që Thaci dhe Veseli janë penalisht përgjegjës për një sërë krimesh kundër njerëzimit. Ndërkaq, në arsyetimin e vendimit, është thënë që ZPS-ja pohon që njohuritë dhe të kuptuarit e Thaçit dhe Veselit për akuzat dhe provat kundër tyre janë rritur në bazë të zbulimeve të fundit dhe fillimit të gjykimit.