Tuesday, November 5, 2024
spot_img
BallinaLajmeReagim nga kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami

Reagim nga kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami

Universiteti i Tetovës është themeluar me gjak dhe me mundin e këtij populli, ndërsa së fundmi ky universitet drejtohet pa asnjë kriter dhe mbi baza familjare, logjikë kjo që nuk kursen as gjakun e derdhur të popullit për këtë universitet, vetëm e vetëm që dikush të realizojë interesat e veta meskine.

Tërheqja e tre kandidatëve nga gara për rektor të Universitetit të Tetovës, përfundimisht flet për përzierje të “Ahmetistëve” në Universitetin e Tetovës dhe kapjen e tij nga ana e politikës dhe bandave brenda tij.

Pas kësaj tërheqje, kandidati i vetëm që mbeti për rektor i UT-së, nuk e dimë se kundër kujt do të garoj. Kërkojmë nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës por edhe Inspektoratit të Arsimit që një herë e përgjithmonë të pastroj UT-në nga ndikimet politike dhe t’ia kthej kredibilitetin këtij tempulli të dijes.

Grupimet politike që e drejtojnë UT-në si në rektorat, poashtu edhe në Senatin e Universitetit, këtë tempull të dijes vetëm se e çojnë drejt shkatërrimit dhe humbjes të edhe atyre pak vlerave të mbetura.

Përfundimisht Universiteti i Tetovës duhet të anulojë këto zgjedhje të kurdisura nga BDI-së dhe ish udhëheqësia dhe në krye të këtij tempulli të dijes të vijnë njerëz me vlera shkencore e akademike, ose në të kundërtën do të përballen me protesta masive jo vetëm të studentëve, por edhe të gjithë popullatës e cila dikur u bë mur i gjallë për mbrojtjen e këtij universiteti nga milicia e dikurshme.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit