Monday, September 30, 2024
spot_img
BallinaLajmeSpecialja aksion në Prishtinë, raportohet se Haxhi Shala po intervistohet

Specialja aksion në Prishtinë, raportohet se Haxhi Shala po intervistohet

Gjykata Speciale është duke duke realizuar gjatë ditës së sotme një operacion në Prishtinë.

Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin nga zyra e Prokurorit të Specializuar.

“Zyra e Prokurorit të Specializuar është duke zhvilluar operacione të vazhdueshme në Kosovë dhe aktualisht nuk ka komente të mëtejshme”, thuhet në përgjigje.

Nga këto operacione, raportohet se është marrë për intervistim Haxhi Shala, ish-komandant “Topi”.

Ndryshe, Prokuroria ka akuzuar ish-krerët e UÇK-së për vrasje, torturë dhe zhdukje me forcë ndërsa të gjithë i kanë mohuar akuzat.

Gjykata në Hagë u krijua pas një raporti të Këshillit të Evropës të vitit 2011, i cili përmbante akuza për trafikim organesh.

Themelimi i këtij institucioni u bë më pas nga Kuvendi i Kosovës në gusht të vitit 2015, ndërsa aktakuzat e para u konfirmuan në pjesën e dytë të vitit 2020.

Në aktakuzën kundër ish-krerëve të UÇK-së nuk përfshihen akuzat për trafikim organesh. /Telegrafi/

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit