Friday, November 22, 2024
spot_img
BallinaLajmeSot vendimi për rastin “Thesari”, a do të shpëtoj sërish Mijallkovi

Sot vendimi për rastin “Thesari”, a do të shpëtoj sërish Mijallkovi

Në Gjykatën Themelore Penale në Shkup sot pritet të shpallet aktgjykimi për rastin “Thesari”, i cili ka të bëjë me keqpërdorimin e mjeteve nga buxheti i shtetit për blerjen e pajisjeve elektronike-komunikuese për nevojat e Drejtorisë së Pestë në DSK dhe trajnimin për përdorimin e saj nga një kompani britanike.

Ky do të jetë aktgjykimi i dytë në këtë rast pasi Gjykata e Apelit në Shkup pranoi ankesat e të pandehurve dhe në vitin 2022 e anuloi aktgjykimin e shkallës së parë që ishte nxjerrë në vitin 2021.

Rastin e kryeson gjykatësja, Imrane Selmani.

Me aktgjykimin fillestar, ish-kreu i DSK-së, Sasho Mijalkov, i cili u dënua me 8 vjet burgim, dhe ish-shefi i Drejtorisë së Pestë në MPB, Goran Grujevski që është në arrati, u dënuan për keqpërdorim të pozitës dhe autoritetit zyrtar”.

Ish-ndihmës ministri në Ministrinë e Punëve të Brendshme, Nebojsha Stajkoviq dhe Toni Jakimovski, ish-shefi i kabinetit të Mijalkovit, u dënuan me nga 5 vjet burg.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit