Sunday, November 24, 2024
spot_img
BallinaLajmeSot përfundojnë afatet për dorëzimin e ankesave për zgjedhjet në Maqedoninë e...

Sot përfundojnë afatet për dorëzimin e ankesave për zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut

Afatet për ankesat për zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare deri tek Komisioni Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ) përfundojnë në mbrëmje në ora 19:00, gjegjësisht 23:30. KSHZ-ja dje i shpalli rezultatet e para zyrtare të zgjedhjeve dhe deri në ora 19:00 në Kuvend duhet ta dorëzojë raportin për rezultatet e zgjedhjeve presidenciale, pas së cilës, sipas njoftimeve, kryetari i Kuvendit, Jovan Mitreski, për të dielën në mesditë do ta caktojë seancën parlamentare për inaugurimin e presidentes së sapozgjedhur të vendit.

Sipas rezultateve zgjedhore të votave 100% të numëruara, të shpallura mbrëmë nga KSHZ, Siljanovska Davkova ka marrë 561.001 vota, ndërsa kundërshtari i saj dhe presidenti aktual Stevo Pendarovski ka marrë 251.881 vota.

Koalicioni “Maqedonia jote” e udhëhequr nga OBRM-PDUKM ka fituar më së shumti mandate parlamentare, 58, i ndjekur nga Koalicioni i Frontit Europian me 19 mandate parlamentare, Koalicioni i LSDM-së për një të ardhme evropiane, 18, koalicioni VLEN, 13, “E Majta”, gjashtë dhe Lëvizja “ZNAM” poashtu gjashtë.

Në konkluzionet paraprake të paraqitura dje nga vëzhguesit ndërkombëtarë, thuhet se zgjedhjet kanë qenë konkurruese, dhe janë respektuar liritë themelore, ndonëse, siç theksojnë, procesi mbetet i parregulluar sa duhet. Legjislacioni zgjedhor, vlerësojnë ata, ofron një kornizë adekuate për mbajtjen e zgjedhjeve demokratike, por boshllëqet dhe paqartësitë kërcënojnë sigurinë juridike, prandaj nevojitet rishikimi i tyre.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit