Thursday, December 26, 2024
spot_img
BallinaLajmeSirianët kërkojnë të afërmit përmes letërnjoftimeve të gjetura në një qendër paraburgimi...

Sirianët kërkojnë të afërmit përmes letërnjoftimeve të gjetura në një qendër paraburgimi në Damask

Pas rënies së regjimit të partisë Baath, familjet siriane kërkojnë të afërmit e tyre duke përdorur letërnjoftime dhe pasaportat në qendrën e paraburgimit në Aeroportin Ushtarak Mezze në kryeqytetin Damask, raporton Anadolu.

Pas rënies së regjimit Baath më 8 dhjetor, mijëra familje siriane kërkojnë të afërmit për të cilët nuk kanë lajm prej vitesh. Pasi u gjet një qendër sekrete paraburgimi në Aeroportin Ushtarak Mezze në Damask, shumë familje filluan të vijnë këtu.

Familjet, të cilat nuk mund të gjejnë të afërmit e tyre mes të liruarve pas përmbysjes së regjimit, gjurmojnë të afërmit e tyre duke ekzaminuar qindra letërnjoftime dhe pasaporta që mendohet se u përkasin njerëzve të mbajtur në qendër.

Ibrahim Abdulasker, i cili ishte në kërkim të vëllait të tij, i cili u arrestua në Damask nga forcat e sigurisë së regjimit në vitin 2016, për Anadolu tha: “Ne kërkojmë vëllain tonë Majid. Më parë mësuam se ai mbahej në seksionin e kuq të burgut ‘Sednaya’. Ai u burgos në vitin 2016. E kërkova në të gjitha njësitë e sigurisë në Damask dhe në burgje, por nuk e gjeta”.

Ai thotë se erdhi në qendrën e paraburgimit në Aeroportin Ushtarak Mezze me shpresën për të gjetur gjurmët e vëllait të tij. Abdulasker tha se nuk gjeti asnjë provë nëse vëllai i tij ka vdekur apo jo. “Nëse është gjallë, a është mendërisht mirë a jo?. Unë nuk di asgjë për të. Aktualisht jam në Aeroportin Ushtarak Mezze. Ndërsa forcat e regjimit po arratiseshin nga këtu, mblodhën gjithçka dhe i hodhën jashtë. I hodhën letërnjoftimet, pasaportat, gjithçka. Këto dokumente mund të jenë shpresa ime e fundit për të gjetur vëllain tim. Deri tani nuk kam gjetur asgjë. Nëse dikush e njeh, ju lutemi të na kontaktoni”, tha Abdulasker.

– “Kam ardhur për të gjetur identitetin tim”

Jusuf Haldan, i cili më parë ishte mbajtur për një kohë në qendrën e paraburgimit dhe torturës këtu, tha: “Vëllezërit tanë revolucionarë na shpëtuan. Unë u mbajta këtu rreth një muaj e gjysëm. Forcat e regjimit hodhën të gjitha kartat dhe sendet tona dhe ia mbathën. Kështu që unë erdha të gjej letërnjoftimin tim, nuk e di se ku është tani”. Haldan tha se të burgosurit në qendër iu nënshtruan torturave të ndryshme. “Këtu shumë njerëz u trajtuan padrejtësisht. Të burgosurit ishin të pafajshëm. Askush nuk i kishte duart me gjak”, tha Haldan.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit