Një histori e pabesueshme vjen nga Izraeli dhe roli kryesor i shkoi gjyshes 90-vjeçare Esther Cunio, e cila jeton në Nir Oz, Izrael.
Në dokumentarin e quajtur “Voces del 7 de octubre – histori latine të mbijetesës”, ajo flet për sulmin e Hamasit në vendbanimin e saj, pas së cilës bëri një foto me rrëmbyesit e maskuar.
Më 7 tetor, disa anëtarë të Hamasit pushtuan komunitetin e saj dhe me atë rast vranë, rrëmbyen ose plagosën afërsisht një të katërtën e banorëve të vendit të përmendur, pas së cilës gjyshja 90-vjeçare u mor në pyetje për vendndodhjen e të afërmve të saj, por ajo e devijoi bisedën te futbolli.