Friday, November 22, 2024
spot_img
BallinaLajmeShqipëria nis më 15 tetor negociatat me Brukselin, vendimi unanim i Këshillit!...

Shqipëria nis më 15 tetor negociatat me Brukselin, vendimi unanim i Këshillit! Ja grup kapitujt që do të hapen

Ambasadorët e vendeve anëtare miratuan ditën e djeshme në mënyrë unanime raportin e firmosur nga të gjithë vendet anëtare. Në këtë raport thuhet se Shqipëria ka përmbushur të gjitha parakushtet e vendosura nga BE për hapjen e grupit të parë të kapitujve të negocimit dhe vendosën që Konferenca e Dytë Ndërqeveritare të mbahet më 15 Tetor në Bruksel. Ambasadorët e 27 shteteve anëtare të Bashkimit Europian, përfshirë Greqinë dhanë dakordësinë që të zhvillohet konferenca e dytë ndërqeveritare. Ky grup kapitujsh përfshin çështje, si: prokurimi, statistikat, gjyqësori dhe të drejtat themelore, drejtësia, liritë individuale, siguria dhe kontrolli financiar. Për nisjen e negociatave faktike me vendin tonë sipas zëdhënëses së KE-së Ana Pisonero ndryshe nga Maqedonia e Veriut nuk ka asnjë kusht shtesë.

“Qëndrimi i Komisionit Evropian është shumë i qartë. Ne presim që vendet anëtare të BE-së të fillojnë sa më shpejt të jetë e mundur negociatat për kapitullin e parë të grupit për çështjet bazë me Shqipërinë. Kur është fjala për Maqedoninë e Veriut, kjo duhet të ndodhë kur të ketë përmbushur të gjitha kushtet që janë vendosur nga Këshilli Evropian”, – deklaroi ajo.

Më 2 tetor qeveria shqiptare dorëzoi në Bruksel pozicionin ne gociues dhe angazhimin e saj për reforma. Kjo vendimmarrje e ambasadorëve nënkupton faktin se Shqipëria po ndahet në procesin e anëtarësimit nga Maqedonia e Veriut, e cila vazhdon të ketë probleme me Bullgarinë. Për shtetin fqinj shkak për shtyrjen e negociatave janë mosmarrëveshjet mes Shkupit dhe Bullgarisë për ndryshimin e Kushtetutës maqedonase ku kërkohet që bullgarët të konsiderohen si komb shtetformues.

Shqipëria hapi zyrtarisht negociatat për anëtarësim në BE ne muajin korrik të vitit 2022 ndërkohë që ka përmbyllur me sukses procesin screening. Qeveria shqiptare synon që brenda dy viteve në vijim të ketë realizuar disa konferenca ndërqeveritare me objektiv strategjik anëtarësimin e vendit në BE brenda vitit 2030. Komisioni Europian, në dhjetor të vitit të shkuar, i cilësoi të përmbushura standardet nga Shqipëria dhe e rekomandoi nisjen e negocimit për kapitujt e parë, por për 9 muaj ajo u pengua nga Greqia. Kjo e fundit vuri si kusht lirimin nga burgu të Fredi Belerit.

Zgjedhja e tij eurodeputet nga Greqia dhe lirimi para kohe nga burgu, duket se e ka zbutur Micotaqisin dhe dje ambasadori grek votoi së bashku me përfaqësuesit e të gjithë vendeve anëtare që të miratohet një datë për Konferencën e Dytë Ndërqeveritare. Kapitulli i parë, i njohur si thelbësori që do të negociohet, lidhen me prokurimin, statistikat, gjyqësorin dhe të drejtat themelore, drejtësia, liria dhe siguria dhe kontrolli financiar. Praktika e Komisionit Europian është e tillë që kapitulli me të cilën nisin negociatat do të jetë i fundit që do të përmbyllet.

Parakushtet për hapjen e negociatave për grupin 1 me Shqipërinë përfshinin miratimin e një Udhërrëfyesi për Sundimin e Ligjit dhe të një Udhërrëfyesi për Reformat e Administratës Publike. Shqipëria hapi zyrtarisht negociatat për anëtarësim në BE në muajin korrik të vitit 2022 ndërkohë që ka përmbyllur me sukses procesin screening. Qeveria shqiptare synon që brenda dy viteve në vijim të ketë realizuar disa konferenca ndërqeveritare me objektiv strategjik anëtarësimin e vendit në BE brenda vitit 2030.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit