Sunday, September 29, 2024
spot_img
BallinaLajmeShqipëria më 15 tetor do të hapë kapitujt, ndahet nga Maqedonia e...

Shqipëria më 15 tetor do të hapë kapitujt, ndahet nga Maqedonia e Veriut në rrugën drejt BE-së

Ambasadorët e vendeve të BE-së një zëri vendosën të fillojnë negociatat me Shqipërinë për anëtarësim në BE, konfirmojnë për TV21 korrespodentët nga Brukseli.Kjo do të ndodhë më 15 tetor në Luksemburg, në kuadër të Konferencës Ndërqeveritare “BE-Shqipëri”. Do të hapet kapitulli i pyetjeve bazë.Vendimi i sotëm në praktikë nënkupton ndarjen e Shqipërisë nga Republika e Maqedonisë së Veriut, shton media bullgare.

Maqedonia e Veriut nuk i ka përmbushur obligimet e saj të përcaktuara në kornizën e negociatave. Një nga kushtet është përfshirja e bullgarëve në preambulën e kushtetutës së vendit.Ndërkaq, siç shkruan media bullgare, Maqedonia e Veriut nuk ishte fare në agjendën e takimit të ambasadorëve.Ndërsa Greqia vuri në dukje se Shqipëria ka zgjidhur mosmarrëveshjet me të. Dhe për këtë u vendos që të niseshin negociatat me Tiranën.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit