Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje me anë të një statusi iu është përgjigjur kritikave të opozites rreth shumë ankesave për FSK-në.
Sipas saj, Forca e Sigurisë së Kosovës, po përjeton një rritje të fuqishme në personel, buxhet dhe në pajisje ushtarake.
“Ky sukses, dikujt po i pengon dhe po përpiqen që me të pavërteta, të lëkundet besueshmëria e qytetarëve në Qeverinë e Kosovës”, ka shkruar mes tjerash ajo, transmeton Raporto24.
Statusi i saj i plotë:
Forca e Sigurisë së Kosovës, po përjeton një rritje të fuqishme në personel, buxhet dhe në pajisje ushtarake. Ky sukses, dikujt po i pengon dhe po përpiqen që me të pavërteta, të lëkundet besueshmëria e qytetarëve në Qeverinë e Kosovës.
Ministria e Mbrojtjes, për herë të parë, ka inicuar procedurat për ngritjen e kapaciteteve vetanake për zgjidhjen e problemit të kahmotshëm të ushqimit.
Ministria e Mbrotjes ka hap konkurs për pranimin e 106 kuzhinierëve si staf profesional.
Aktualisht, Forca e Sigurisë së Kosovës ka rreth mbi 4000 pjesëtar aktiv. Para ardhjes së qeverisë sonë, ky numër ka qenë rreth 2000. Çfarë do të thotë, që gjatë mandatit tonë numri i pjesëtarëve aktiv në Forcën e Sigurisë së Kosovës është dyfishuar.
Përveç kësaj, gjatë këtyre viteve të qeverisjes sonë, janë shtuar edhe mblerjet në armatim nëse bëjmë një krahasim me qeverisjet e kaluara atëherë dallimi është i thellë, gjatë viteve 2018-2020 për blerje të armatimit janë shpenzuar 3.6 mln euro, ndërsa gjatë tri viteve të qeverisjes sonë pra 2021 – 2023 janë shpenzuar 239 mln euro për blerje të armatimit të rëndë.
Blerjet e armatimit janë mbi 60 fish më të mëdha sesa në qeverisjet paraprake, kjo dëshmon që forcimi i ushtrisë së Republikës ka qenë top prioritet i qeverisë dhe Kryeministrit Kurti.