Sunday, November 24, 2024
spot_img
BallinaKurioziteteShkon në falimentim kompania që duhej të ndërtonte fabrikë për prodhimin makinave...

Shkon në falimentim kompania që duhej të ndërtonte fabrikë për prodhimin makinave elektrike në Tetovë

Kompania gjermane “NEkst e.go”, e cila duhej të ndërtonte fabrikë në Tetovë për prodhimin e makinave elektrike dhe që u paralajmërua si investim i familjes Destani, ka dorëzuar kërkesë për falimentim.

Kompania njoftoi se vendimi për të dorëzuar kërkesë për falimentim është sjellë për shkak të ngjarjeve negative dhe sfidave në industrinë e makinave elektrike, si dhe jostabilitetit të kapitalit të tregut.

Në një njoftim, “E.Go” ka shkruar se ka dorëzuar kërkesë për falimentim në gjykatën e qarkut në Ahen të Gjermanisë. Ndërsa të premten, rreth 320 të punësuar në kompani janë informuar për situatën dhe hapat e radhës.

Ndryshe, edhe drejtoria për Zonat e Zhvillimit Industrial Teknologjik (ZZHIT), si përfaqësues i Qeverisë së RMV-së në Marrëveshjen për dhënien e ndihmës shtetërore me kompaninë “e.Go” njoftoi se ka pezulluar zbatimin e Marrëveshjes dhe çdo procedurë e parashikuar për ndarjen e fondeve publike.

“Pezullimi i dhënies së ndihmës shtetërore vjen pas marrjes së informacionit publik në lidhje me kërkesën e paraqitur për falimentimin e kompanisë “mëmë” në Gjermani. Kërkesa është dorëzuar në gjykatat kompetente në këtë vend. Me këtë, Drejtoria për ZZHIT, si përfaqësuese e Qeverisë, aktivizon mekanizmat mbrojtës në kontratën e nënshkruar, të cilat parashikojnë edhe këto rrethana (falimentim, likuidim), si parakusht për ndalimin e dhënies së ndihmës shtetërore”.

“Duke marrë parasysh interesin e qytetarëve, informojmë gjithashtu se pavarësisht kërkesave të parashtruara nga investitori, deri më tani nuk i janë ndarë fonde kompanisë”, njoftuan nga drejtoria e ZZHIT.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit