Sunday, September 29, 2024
spot_img
BallinaKurioziteteShkolla Verore, ndërtim i marrëdhënieve pozitive mes nxënësve të Kosovës dhe Diasporës

Shkolla Verore, ndërtim i marrëdhënieve pozitive mes nxënësve të Kosovës dhe Diasporës

Prishtinë: “Shkolla Verore” lidhja më e mirë mes nxënësve kosovarë dhe atyre nga diaspora e organizuar nga Teach For Kosova

Për tre vite radhazi Teach For Kosova në bashkëpunim me Komunën e Prishtinës, organizon Shkollë Verore e cila synon të ofrojë një mjedis të pasur në mësim dhe zhvillim për nxënësit.

Vlen të theksohet se kjo shkollë ofron një mundësi unike për të rritur nivelin e shkathtësive të nxënësve, për të kultivuar kreativitetin e tyre, ruajtjen e identitetit dhe vlerave kombetare, si dhe për të ndërtuar marrëdhënie pozitive mes nxënësve to Kosovës dhe Diasporës.

Nëpërmjet të Shkollës Verore, nxënësit kanë mundësinë për të mësuar në një ambient tërësisht të ndryshëm nga ai i shkollës tradicionale. Këtu ata janë të inkurajuar të eksplorojnë, të ndërtojnë, të zhvillojnë projekte dhe të mësojnë përmes përvojave praktike. Përmes lëndëve të ndryshme, veprimtarive kreative dhe sesioneve të fushës, nxënësit shfaqin potencialin e tyre dhe zhvillojnë shkathtësitë e tyre në fusha të ndryshme.

Në përfundim të Shkollës Verore, nxënësit fitojnë një përvojë të pasur, e cila rrit vetëbesimin e tyre, përforcon njohuritë e tyre akademike dhe i përgatit ata për sfidat e mëtejshme në rrugën e tyre të arsimit.

Pjesëmarrës në Shkollën Verore do të jenë 100 nxënës nga shkollat publike të Prishtinës dhe Fushë-Kosovës dhe 20 nxënës nga Diaspora.

Shkolla Verore 2023 përkrahet financiarisht nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Kosovës.

Mosha: 12 – 15 vjeç
Datat:  10 – 28 korrik 2023 (Minimumi i pjesëmarrjes 1 javë, maksimumi 3 javë)
Numri pjesëmarrësve nga Diaspora: 20 nxënës
Lokacioni: Prishtinë (R.I.T. Kosovo), American University in Kosova (AUK)
Gjuha: Shqip
Orari: E hënë – E premte – Ora: 08:45 – 13:00h
Transporti prej qytetit deri në Kampusin e RIT Kosova dhe anasjelltas sigurohet nga Teach For Kosova;

Linku i Aplikimit – https://forms.gle/QZeWUn6Q9Vr4ZK4F6

Publikimi në Facebook – https://www.facebook.com/teachforkosova/videos/1059978451552181/

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit