Monday, November 25, 2024
spot_img
BallinaLajmeShkarkohet kryesuesi i Kuvendit Komunal të Prishtinës

Shkarkohet kryesuesi i Kuvendit Komunal të Prishtinës

Kryesuesi i Kuvendit Komunal të Prishtinës, Pëllumb Bajqinovci, është shkarkuar të martën nga kjo pozitë.

Nga 33 asamblistë që morën pjesë në votimin e fshehtë, të gjitha votat ishin pro shkarkimit të Bajqinovcit.

Në votim morën pjesë asamblistët e Lëvizjes Vetëvendosje, Partisë Demokratike të Kosovës, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Aleancës Kosova e Re. Ndërsa, ata të Lidhjes Demokratike të Kosovës e kanë lëshuar sallën para se të niste votimi.

Bashkë me asamblistët nga seanca e jashtëzakonshme kanë dalë edhe vetë Bajqinovci dhe kryetari i Komunës, Përparim Rama, i cili paraprakisht i akuzoi asamblistët opozitarë për “rrëmbim të pushtetit”.

Para fillimit të votimit, pati vonesa nga administrata dhe shërbimi i Kuvendit për dorëzimin e materialit për votimin e fshehur.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit