Norma vjetore e inflacionit në Britaninë e Madhe ka rënë për 3.9 për qind në nëntor nga 4.6 për qind në tetor dhe tani është më e ulëta që nga shtatori i vitit 2021, publikoi sot Zyra britanike për statistikë kombëtare – ONS.
Tregjet presin ulje të shpejtë të inflacionit nga 4.4 për qind. Çmimet e transportit kanë rënë 1.5 për qind në nivel vjetor, ndërsa çmimet e ushqimit dhe pijeve joalkoolike janë rritur për 9.1 për qind, rrobat dhe këpucët për 5.7 për qind, rekreacioni dhe kultura për 5.3 për qind – në të gjitha rastet e përmendura më lartë ulja është më e ngadaltë se në tetor.
Në nivel mujor, inflacioni britanik ka rënë për 0.2 për qind në lidhje me tetorin, theksohet në ueb faqen e ONS, transmeton Tanjug.
Norma vjetore e inflacionit në Britani në nëntor ka rënë në 5.1 për qind e cila është ulje më e madhe nga janari i vitit 2022.