Saturday, November 23, 2024
spot_img
BallinaLajmeShiten 3 banesa dhe një garazhë të konfiskuara nga Sasho Mijalkov

Shiten 3 banesa dhe një garazhë të konfiskuara nga Sasho Mijalkov

Drejtori i Agjencioni për menaxhimin e pronës së konfiskuar, Driton Nebiu përmes rrjetit social facebook ka njoftuar se janë konfiskuar edhe 3 prona të Mijalkovit.

“Në përputhje me njoftimin tonë të mëparshëm,e informojmë opinionin për shitjen e sotme të (katër) patundshmërive nga Agjencioni për menaxhimin e pronës së konfiskuar, dhe me vendim të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut të miratuar më parë, kthimi i mjeteve Buxhetit të shtetit vazhdon nga prona e konfiskuar e ish-drejtorit të DSK-së, z. Sasho Mijalkov. Gjegjësisht, bëhet fjalë për tre banesa në rrugën Slavejko Arsov, një prej 78 m2, dy prej 73 m2 dhe një garazhë prej 30 m2 në KO qendër 2, të konfiskuara me aktgjykim të formës së prerë I KOK-PP nr.283/2022 nga Gjykata Themelore Penale Shkup. .” Me shitjen e këtyre katër patundshmërive në buxhetin e shtetit do të inkasohen mjete në vlerë prej 20.316.663 denarë ose 330.350 euro” – shkruan Nebiu.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit