Deputeti i VLEN-it Rijad Shaqiri deklaroi sot se është obligim moral që Fronti Evropian të mbështes kandidaturën e Afrim Gashit për kryetar të Kuvendit, sepse sipas tij bëhet fjalë ëpr një kandidat shqiptar, shkruan Alsat.
“Për vet faktin që bëhet fjalë për një kandidat shqiptar, ne si Alenacë asokohe kemi dhënë dëshmi se kemi mbështet kandidaturën e zotit Talat Xhaferi, si kandidat për kryetar të Kuvendit, konsideroj se edhe ata e kan për obligim moral që të japin mbështetje ndaj zotit Afrim Gashi. Prioritet e qeverisjes veçse i ka treguar edhe kryetari jonë se do të jetë lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar që është një nga postulatet kryesore”, deklaroi Rijad Shaqiri, VLEN.