Saturday, November 23, 2024
spot_img
BallinaLajmeSerbia blen pikturën e shqiptarit me kostum popullor, Vuçiq e konsideron pjesë...

Serbia blen pikturën e shqiptarit me kostum popullor, Vuçiq e konsideron pjesë të trashëgimisë kulturore serbe

Vepra e titullar “Bashibuzuk” e realizuar nga Paja Jovanoviç në vitin 1858 është blerë nga autoritet e Beogradit në një ankand në Londër për shumën 350 mijë euro.

Paratë janë pjesë e fondit qeveritar serb për ruajtjen e trashëgimisë kulturore.

Piktura ka motive shqiptare dhe sipas biografëve të autorit të lindur në Serbi është realizuar në Mal të Zi dhe pasqyron shqiptarët që jetonin në këtë shtet shekuj më parë.

Jovanoviç gjithashtu ka një sërë veprash të tjera të realizuara në qytete të ndryshme të Shqipërisë dhe që pasqyrojnë Shqipërinë nën pushtimin otoman.

Muzeu i Beogradit bëri të ditur në një njoftim për mediat se vepra të tjera të kulturës serbe do të jenë pjesë e fondit artistik të këtij institucioni.

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq deklaroi në një intervistë për mediat se qeveria do të jap një fond prej 30 milionë eurosh për të blerë në ankande vepra që sipas tij janë të trashëgimisë kulturore serbe.

“Dëshiroj që të gjitha artefaktet tona që janë nxjerrë jashtë vendit, të kthehen në Serbi, sepse kështu bën një shtet i pavarur, serioz dhe i përgjegjshëm. Le ta kthejmë atin në vendin tonë, të paguajmë sa të mundeni dhe t’ia japim këto vepra Muzeut të Qytetit, Muzeut Kombëtar, Muzeut të Artit Bashkëkohor, t’ia tha ai për Happy TV”.

Vuçiq theksoi se këto sende i përkasin Serbisë si dhe të gjithë qytetarëve të saj.

“Ne do t’i kthejmë ato në vendin tonë, qofshin piktura, skulptura dhe çdo gjë që i përket thesarit kulturor të Republikës së Serbisë,” theksoi ai.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit