Monday, September 30, 2024
spot_img
BallinaLajmeSela akuzon Taravarin: nuk gjeti as dy minuta kohë të sqaronte problemet...

Sela akuzon Taravarin: nuk gjeti as dy minuta kohë të sqaronte problemet brenda partiake me mua…

Ziadin Sela i ftuar në emision Debat Plus me Ermal Pandurin në Tv Klan Macedonia deklaroi se ASH-ja është e gjithë shqiptarëve dhe jo e ndonjë individi, duke shtuar se edhe ndihet i tradhëtuar nga Arben Taravari pasi i njejti nuk ka gjetur kohë që të sqarohet dhe të shmangej përçarja brenda partiake.

“Aleanca nuk është e ndonjë individi por është e të gjithë shqiptarëve dhe gjithë qytetarëve, ndaj oferta e Arben Taravarit për nënshkrim të listave të fraksionit tim nëse ne duam të dalim vetë në garë… unë sinqerisht nuk mundesha ta pranoj! E them këtë sepse Taravari nuk gjeti as edhe 2 minuta kohë të ulemi, të sqarohemi për punët brenda partisë, e jo të ndodhte përçarja. Unë nuk mund të pranoj ndihmë nga një dorë e tillë e zgjatur, që dikur edhe mund ta quaja mike sepse tradhëtia nga miku, dhemb më shumë se sa nga një kundërshtarë politik…”, deklaroi Sela. 

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit