Friday, November 22, 2024
spot_img
BallinaLajmeRusia dhe Serbia përhapin lajme të rreme mbi Ukrainën dhe Kosovën

Rusia dhe Serbia përhapin lajme të rreme mbi Ukrainën dhe Kosovën

Sulmet në Kiev dhe prania ushtarake serbe në kufirin me Kosovën ishin cak i sulmeve ruse dhe serbe gjatë javës që lamë pas.

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova, ka dezinformuar se sulmi në spitalin më të madh të fëmijëve në Kiev është shkaktuar nga mbrojtja ajrore e Ukrainës. Në realitet, ekipet e shpëtimit në Ukrainë kanë vazhduar kërkimet në rrënojat e spitalit për të gjetur të mbijetuar dhe të plagosur, pasi një raketë ruse goditi spitalin, duke vrarë të paktën 42 njerëz në të gjithë vendin.

Dezinformata pati edhe nga ambasadori rus në Uashington, i cili ka akuzuar Perëndimin për fshehjen hipokrite të fakteve në lidhje me sulmin në spitalin “Okmatdit” në Kiev. Ashtu si Maria Zakharova, ai dezinformoi duke pretenduar se spitali ishte goditur nga një raketë kundërajrore ukrainase dhe jo nga një raketë ruse.

Në anën tjetër, ministri serb i Mbrojtjes, Millosh Vuçeviq, ka përdorur rrjetet sociale për të përhapur dezinformata lidhur me praninë e ushtrisë serbe (VS) në kufirin me Kosovën. Ai pretendoi se “prej vitesh ka baza ushtarake serbe në kufi dhe se Serbia n

Këto deklarata nuk qëndrojnë pasi që ndërtimi i bazave të reja është një përpjekje e qartë përshkallëzimi dhe provokimi që kërcënon drejtpërdrejt paqen dhe stabilitetin në Kosovë dhe rajon.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit