Tuesday, November 5, 2024
spot_img
BallinaKurioziteteRritje e ngadaltë, por e vazhdueshme e kredive problematike në Maqedoni

Rritje e ngadaltë, por e vazhdueshme e kredive problematike në Maqedoni

Vijon trendi i rritjes së kredive problematike tek individët, ndonëse me ritme më të ngadalta. Në tremujorin e dytë të këtij viti rritja ishte 10.7 për qind, ndërsa në korrik niveli i kredive me probleme u rrit për 559 milionë denarë (9 milionë euro) në krahasim me tremujorin e parë.

Në raportin për rreziqet në sektorin bankar për tremujorin e dytë të Bankës Popullore, thuhet se kjo rritje është më e ulët në krahasim me tremujorin paraprak. Pastaj kreditë me probleme arritën në 1.022 milionë denarë (16,6 milionë euro) me një rritje prej 24.2 për qind.

Rritja e kredive joperformuese te ekonomitë e amvisërisë është kryesisht për shkak të kredive konsumatore, të cilat vazhdojnë të rriten me normë dyshifrore prej 13.4 për qind, që është një rritje prej 520 milionë denarë (8.4 milionë euro).

Në tremujorin e kaluar, rritja e kredive problematike konsumatore ishte dukshëm më e lartë dhe arriti në 25.3 për qind ose 784 milionë denarë (12.7 milionë euro).

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit