Sunday, November 24, 2024
spot_img
BallinaKurioziteteRrezik për konflikt të ri: Brazili dërgon trupa në kufi me Venezuelën...

Rrezik për konflikt të ri: Brazili dërgon trupa në kufi me Venezuelën shkaku i Guajanës

Brazili thotë se është duke dërguar trupa përgjatë kufirit me Venezuelën, pasi qeveria venezuelase njoftoi plane për të inkorporuar një zonë të kontrolluar nga Guajana në territorin e vet.

Rajoni i pasur me naftë, Essequibo, ka qenë pjesë e mosmarrëveshjeve që nga shekulli XIX, kur Guajana ishte territor britanik, raporton televizioni BBC.

Venezuela i përtëriu pretendimet territoriale pas zbulimit të rezervave të naftës dhe gazit para pak viteve, ndërsa tensionet u rritën ditëve të fundit, nga mbajtja e një referendumi të dielën në Venezuelë. Më shumë se 95 për qind e votuesve thuhet se e përkrahën pretendimin e qeverisë për Essequibon.

Presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro, ka kërkuar nga kompania shtetërore e naftës që të lëshojë leje për nxjerrje të karburantit dhe ka propozuar që Asambleja Kombëtare të miratojë një projektligj për ta bërë atë zonë pjesë të territorit të Venezuelës.

Këto masa janë shkak për shqetësim në mbarë rajonin. Përderisa Guajana i ka vënë trupat e saj në gjendje të lartë gatishmërie, ushtria braziliane ka thënë se do të dërgojë ushtarë në qytetin kufitar, Boa Vista, kryeqytet i shtetit brazilian, Roraima, si dhe do të sjellë më shumë automjete të blinduara.

Sidoqoftë, çfarëdo operacioni ushtarak nga Venezuela do të ishte sfidues në aspektin ushtarak, sepse ushtarët e këtij vendi do të duhej të kalonin nëpër territor të Brazilit për të arritur në Essequibo për shkak të terrenit sfidues në pjesë të tjera.

Sipas agjencisë franceze të lajmeve, AFP, ushtria braziliane ka thënë se është duke e përforcuar praninë e saj në rajon si pjesë e përpjekjeve për ta “garantuar paprekshmërinë e territorit”.

Një helikopter ushtarak i Guajanës me shtatë persona në të u raportua i zhdukur afër kufirit me Venezuelën të mërkurën. Sidoqoftë, komandanti i ushtrisë së Guajanës, Omar Khan, tha se “nuk ka të dhëna që sugjerojnë se Venezuela ishte e përfshirë”.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit