Goli i parë i Gallatasarait kundër Man. Junajtedit në Ligën e Kampionëve thuhet se ‘nuk duhej të qëndronte’ për shkak të një rregulli pak të njohur.
Shpresat për kualifikimin në Ligën e Kampionëve të “Djajve të Kuq” morën një goditje të madhe të mërkurën pasi barazuan 3-3 me gjigantët turq në një garë magjepsëse. Alehandro Garnaço hapi rezultatin për skuadrën e Erik ten Hag përpara se Bruno Fernandes të dyfishonte avantazhin e tyre me një goditje mahnitëse nga distanca. Hakim Zijeç shpejt e dobësoi ‘shpirtin’ e Unitedit me një gol nga goditja e dënimit e cila mposhti Andre Onanën mes shtyllave.
Megjithatë, goli nuk duhet të ishte pranuar, sipas mediumit “beIN Sports”, i cili pretendon se të gjithë lojtarët sulmues duhet të qëndrojnë të paktën një metër larg nga muri derisa topi të jetë në lojë. Gallatasaraj kishte dy lojtarë që rrinin afër murit dhe thuhet se ishin vetëm 61 centimetra larg, që do të thotë se goli i Zijeçit duhej të anulohej. Skott MekTominej vazhdoi të rikthejë epërsinë e dyfishtë të Unitedit në pjesën e dytë, vetëm që Zijeç mundi Onanën me një tjetër goditje dënimi. Karem Akturkoglu më pas përfundoi rikthimin për të zhytur “Djajtë e Kuq” në ujëra të trazuar.
Por, nëse goli i parë i Zijeç do të ishte anuluar, ai do të kishte një ndikim të madh në pozicionin e Man. Junajtedit në Grupin A. “Djajtë e Kuq”, tani duhet të mundin Bajern Munihun në “Old Trafford” dhe të lutet që rezultatet e tjera të shkojnë në favor të tyre në mënyrë që të kenë një shans për të arritur në fazën eliminatore.