Sunday, November 24, 2024
spot_img
BallinaLajmeRohde: Nëse dialogu ec në drejtimin e duhur, pesëshja e BE-së do...

Rohde: Nëse dialogu ec në drejtimin e duhur, pesëshja e BE-së do ta njohë Kosovën

Ambasadori i Gjermanisë në Prishtinë, Joern Rohde, ka thënë se përparimi në procesin e dialogut me Serbinë, mund të sjellë njohjen e pavarësisë së Kosovës nga pesëshja mosnjohëse e Bashkimit Evropian, raporton Gazeta Sinjali.

Rohde është shprehur se mënyra kryesore për të bindur vendet e BE-së, është që të tregohet se Kosova po bën gjithçka për të zgjidhur konfliktin.

Sipas tij, këta partnerë kanë deklaruar se janë të gatshëm të vazhdojnë kur zgjidhje e konfliktit të shkojë në kahje të drejtë.

“Dua të them ju mund të shihni deklaratat publike, prapë mënyra kryesore për të bindur këto vende është duke ju treguar që po bëni gjithçka për të zgjidhur konfliktin dhe është më se e sigurt që nuk luan ndonjë rol të madh nëse nuk bëni një hap tutje në çështjet në të cilat Kosova duhet të lëvizë. Ajo që dua të them është se këta partnerë, të gjithë deklaruan se ata janë të gatshëm të vazhdojnë kur zgjidhja e konfliktit të shkojë në kahje të drejtë. Ata duan të shohin Kosovën dhe Serbinë të përparojë, por kjo është sfida dhe çështja që duhet adresuar Qeverisë së Kosovës, gjë që po e bëjmë edhe ne. Gjithashtu për këtë jemi duke diskutuar këtu dhe jam 100 % i sigurt se njohja nga këto 5 vende do të arrihet, nëse dialogu ecë në drejtimin e duhur”, tha ambasadori gjerman në një intervistë për tëvë1.

Ndryshe, pesë vendet e BE-së, Spanja, Greqia, Qipro, Sllovakia dhe Rumania, nuk e njohin ende Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit