Friday, November 22, 2024
spot_img
BallinaLajmeRezultatet e para të zgjedhjeve parlamentare në Serbi, partia e Vuçiq 46,...

Rezultatet e para të zgjedhjeve parlamentare në Serbi, partia e Vuçiq 46, 6 %, opozita 23 %

Në Serbi janë mbajtur zgjedhjet parlamentare, si dhe komunale në disa komuna përfshirë Beogradin.

Siç ka njoftuar “N1”, partia e presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiq SNS kryeson me 46.6%.

Bazuar në 65,1 për qind të mostrës së CeSID/IPSOS, partia “Serbia nuk duhet të ndalet” fitoi 46,6 për qind të votave, ose 129 mandate.

Në vend të dytë është “Serbia kundër dhunës” me 23 për qind ose 63 mandate.

Vendin e tretë e zë koalicioni SPS me 6.9 për qind ose 19 mandate.

Koalicioni NADA fitoi 4.9 për qind ose 13 mandate.

Sipas këtyre parashikimeve, edhe lista “Dr. Branimir Nestoroviq – ne – zëri i popullit” e kalon regjistrimin me 4,8 për qind të votave, pra 13 mandate.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit