Presidenti rus Vladimir Putin e ka bërë sot një xhiro me një bombardues strategjik të modernizuar të tipit Tu-160M me aftësi bërthamore, një lëvizje që siç shkruan Reuters ka të ngjarë të shihet në Perëndim si një rikujtim e aftësive bërthamore të Moskës.
Avioni gjigant me krahë lëkundës, i koduar “Blackjacks” nga aleanca ushtarake NATO, është një version i modernizuar i një bombarduesi të kohës së Luftës së Ftohtë që ish-Bashkimi Sovjetik do ta kishte vendosur në rast lufte bërthamore për të shpërndarë armë në distanca të gjata.