Saturday, November 23, 2024
spot_img
BallinaLajmeRedi Zyka, aktori shqiptar me shumë suksese në Kanada

Redi Zyka, aktori shqiptar me shumë suksese në Kanada

Aktori shqiptar Redi Zyka, jeton prej vitit 2001 në Alberta, Kanada, ku dhe ushtron profesionin e tijë.

Zyka ka arritur që të depërtojnë në kinematografinë kanadeze, ndonëse deri më tani në role të vogla.

Ai ka marrë kurse trajnimi për aktor dhe fillimet në kinema i ka nisur si figurant, pastaj edhe role me dialog etj.

“Karriera ime si aktor filloi në vitin 2016 fillimisht si aktor figurativ dhe gradualisht me role kryesore. Kam realizuar 4 filma të plotë me metrazh të gjatë dhe shumë filma me metrazh të shkurtër, si dhe reklama, photoshooting etj.” – tregon Zyka për pjesëmarrjen e tij në projekte të ndryshme.

Ai ka luajtur në film e quajtur Elons Revenge, ku ai luan rolin e Elonit, protagonisti i filmit.

“Kam studiuar dhe jam trajnuar në fushën e aktrimit për televizion rreth 6 vite tani. Filmi më i mirë, që më pëlqen më shumë deri tani është një film me metrazh të shkurtër që quhet The Albanian Eagle.” – thotë aktori.

Ajo çka e bën aktorin Zyka të ndihet krenar është fakti që ka ngjitur hapat e tij të karrierës në Kanada, ku sipas tij nuk dallohen shumë aktorë me origjinë shqiptare.

“Një shqiptar që ka ecur këtu shihet me sy të mirë, sepse unë jam i pari në këtë shtet dhe jo shumë aktorë shqiptarë janë aktivë në Kanada me sa di unë. Unë po i jap vëmendje Shqipërisë këtu në Kanada duke e përmendur dhe e përfaqësuar, por edhe po i jap vëmendje filmave kanadez ndërmjet mediave shqiptare.” – tregon Zyka për rolin e tij të ndërsjelltë përfaqësues midis të dy shteteve.

Aktrimi mund të duket aq bukur kur jeni duke ngrënë kokoshka para ekranit tuaj të madh, por për aktorët e vërtetë është një profesion mjaft i vështirë duke marrë parasysh vështirësitë gjatë xhirimeve, orët e zgjatura, përsëritjet e një skene shumë herë dhe këto kohët e fundit, për aktorët është shtuar edhe pandemia.

“Jam përballur me shumë situata të vështira edhe shumë sakrifica si për shembull të udhëtoja larg, të lija familjen mbrapa etj.” – shprehet Zyka.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit