Saturday, November 23, 2024
spot_img
BallinaKurioziteteRecidivist me gjoba – kaq është dënuar i famshmi Salih Sekiraqa nga...

Recidivist me gjoba – kaq është dënuar i famshmi Salih Sekiraqa nga shteti i Kosovës

Një ndër emrat e njohur për organet e rendit, për shkak të të kaluarës së tij kriminale, Salih Sekiraqa ka mbetur i plagosur gjatë të shtënave dhe konfliktit me familjen Gashi, të dielën në Aktash të Prishtinës.

Të dyja grupet të paktën publikisht, konfliktin e filluan në muajin mars të vitit 2024, ku Pajtim Gashi nga grupi “Capat” kishte mbetur i plagosur, ndërsa i dyshuar për këtë ngjarje ishte Shkumbim Sekiraqa, djali i Salih Sekiraqës.

Historik kriminal por me dënime të lehta ka edhe Salih Sekiraqa, babai i Shkumbimit.

Njëra është për lëndim të rëndë trupor i akuzuar bashkë me një person tjetër, ndërsa tjetra për armëmbajtje pa leje.

“Me datë 23.01.2020 është mbajtur seanca fillestare ku të akuzuarit nuk e kanë pranuar fajësinë. Gjykata ka dhënë afat prej 30 ditësh për ushtrimin e kundërshtimit kundër aktakuzës dhe provave. I pandehuri H.S ka paraqitur kundërshtimin me datë 21.02.2020 ndërsa i akuzuari S.S me datë 26.02.2020. Gjykata do të merr vendim lidhur me kundërshtimet e të akuzuarve dhe varësisht prej vendimit Gjykata do të veprojë mëtutje”, thuhej në njoftimin e Gjykatës Themelore.

Po ashtu, sipas Gjykatës, Sekiraqa është i dënuar edhe 4 herë me gjobë nga divizioni për çështje penale nga Gjykata Themelore në Prishtinë, 2 herë me nga 300 euro, një herë me 250 dhe një herë 1 mijë e 200 euro.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit