Sunday, September 29, 2024
spot_img
BallinaLajmeReagon Trump: Plumbi ma shpoi pjesën e sipërme të veshit të djathtë,...

Reagon Trump: Plumbi ma shpoi pjesën e sipërme të veshit të djathtë, e falënderoj Shërbimin Sekret për reagimin e shpejtë

Ish -Presidenti Donald Trump i ka shpëtuar të shtunën një tentim atentati ndaj tij në një tubim zgjedhor në Pensilvania.

Në reagimin e parë pasi ka marrë ndihmën mjekësore, Trump ka konfirmuar se është qëlluar me armë, duke thënë se plumbi ia ka shpuar veshin.

E kuptova menjëherë se diçka nuk shkonte në atë që dëgjova, një zhurmë, të shtëna, dhe menjëherë ndjeva se plumbi po çante nëpër lëkurë.”, ka shkruar ai në llogarinë e tij në Truth Social.

Ish-presidenti Trump ka falënderuar Shërbimin Sekret dhe organet e tjera të zbatimit të ligjit “për reagimin e tyre të shpejtë”

Më e rëndësishmja, dua t’i shpreh ngushëllimet e mia familjes së personit në tubim që u vra, si dhe familjes së një personi tjetër që mbeti i plagosur rëndë”, tha ai në postim.

“Është e pabesueshme që një akt i tillë mund të ndodhë në vendin tonë. Për momentin nuk dihet asgjë për sulmuesin, i cili tashmë është i vdekur”, shton ai.

Trump e mbylli postimin me, “Zoti e bekoftë AMERIKËN!”

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit