Transmetimi i një pjese të përgjigjes së pyetjes dhe situatës së konstatuar nga gazetari është një akt propagandistik dashakeq në shërbim të fushatës parazgjedhore.
Përplasja ideologjike Perëndim-Lindje nuk duhet të paraqitet kurrë si përplasje mes shqiptarëve dhe maqedonasve, më së paku si diçka e thënë nga unë.
Ajo që dihet përgjithësisht në vendin tonë është se në Maqedoninë e Veriut ka forca progresive evropiane dhe rryma regresive pro-ruse.
Populli maqedonas dhe shqiptar asnjëherë nuk kanë pasur konflikt mes vete dhe as në të ardhmen, gjë që është dëshmuar ndër shekuj. Përplasja dhe debati politik mes partive politike të shqiptarëve dhe maqedonasve nuk duhet të kthehet në kontekstin e përplasjes mes popujve.