Saturday, November 23, 2024
spot_img
BallinaKurioziteteRaporti i OKB-së: Deri në vitin 2050, Maqedonia e Veriut do të...

Raporti i OKB-së: Deri në vitin 2050, Maqedonia e Veriut do të ketë mbi 300 mijë banorë më pak

Emigrimi, post-modernizimi e kërkesat e një jetese me cilësi më të mirë, janë disa nga shkaqet e tkurrjes së popullsisë.

Deri në vitin 2050, Maqedonia do të ketë mbi 300 mijë banorë më pak. Kështu tregojnë të dhënat e raportit të OKB-së. Shqetësuese mbetet edhe largimi i kuadrit profesional siç janë mjekët, inxhinierët dhe akademikët e rinj. Sipas profesorit Bunjamin Bela kjo kategori e qytetarëve largohen për shkak të mos vlerësimit të parimit të meritkoracisë dhe mos besimit në Institucionet shtetërore.

“Shohim se në zhvillimin ekonomik një ndër shkaqet e moszhvillimit është mungesa e fuqisë punëtore, posaçërisht në drejtimet deficitare qoftë ato mjek, inxhinier, mekanik, zanatçinjë të ndryshëm të fushave të ndryshme. Këto nga ana tjetër krijojnë një disbalans në mes të çmimit të shërbimit që i ofrojnë dhe mungesa e tyre ditë e më tepër shihet. Prandaj, institucionet arsimore, institucionet e politikës sociale në kombinim të bashkërendojnë aktivitetet të kenë një mision ku në qendër ta kenë qytetarin, ta kenë individin, sepse të rinjtë nuk motivohen vetëm përmes premtimeve”, tha Bunjamin Bela, ekonomist.

Paralajmërimet nga OKB-ja për tkurrjen e popullsisë, Bela thotë se duhet të jenë alarm për institucionet vendore në mënyrë që të parandalohen emigrimi i popullsisë.

“Në qoftë se ky alarm nuk prek në veshët e udhëheqësve për ta pasur në fokus këtë lloj problematike, për ti zgjedhur këto probleme, për të pasur një koordinim më adekuat të të gjitha reparteve, sektorëve publik për ta parandaluar qoftë në aspektin ekonomik, social, politik dhe atë arsimor. Të gjitha këto në qoftë se fillojnë që të jenë më efikase institucionet tona, kemi një lloj shprese, investojmë në njeriun që të krijon inovacione dhe të ketë mundësi të punësimit. Të ketë përmirësim të mirëqenies të përgjithshme, të ketë siguri, të ketë një pritshmëri dhe atmosferë pozitive unë besoj se do të kemi një lloj parandalimi nuk do të arrijmë ato shifra”, shtoi Bunjamin Bela, ekonomist.

Kombet e Bashkuara dolën me disa shifra alarmante, se deri në vitin 2050 gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor do të kenë rreth tre milionë banorë më pak se sot. Serbia do të ketë humbjen më të madhe në shifra absolute dhe në përqindje. Sipas këtyre të dhënave, Shqipëria dhe Bosnja e Hercegovina nga mesi i shekullit do të humbasin më shumë se 20 për qind të popullsisë së tyre. Maqedonia e Veriut do të ketë një rënie prej 17.3 për qind, ndërsa Mali i Zi do të ketë 14.8 për qind më pak popullsi./Alsat.mk

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit