Analisti politik Ismet Ramadani duke folur për ardhjen e Ministrit të Punëve të Jashtme të Rusisë, Sergej Lavrov në Maqedoni për samitin e OSBE-së, tha se ministri Bujar Osmani i cili është kryesues i OSBE-së, tha se lejimin për ardhjen e Lavrovit në Shkup e ka bërë pas konsultimeve me shtetet që janë ato që peshojnë në OSBE.
“Asnjëherë nuk janë konsultuar SHBA, BE poashtu në moment të fundit tha një deklarim nëpërmjet Stanos që lejohet fluturimi i ekspeditës të Lavrovit me atë që Bullgari të jep leje, dhe ne si shtet nikoqir. Por tek e fundit ndoshta është mirë që vjen edhe Lavrovi që këto përfaqësues të shteteve shumicë në OSBE, ndoshta disa gjëra mund t’ja thënë në sy me paraqitjet e tyre”, tha Ramdani.
Ai tha se duhet të na vije keq që ministri i Punëve të Jashtme, Kuleba nuk kanë ardhur.