Friday, November 22, 2024
spot_img
BallinaKurioziteteRama: Shqipëria përzgjidhet destinacioni më i mirë në Europë për vitin 2023

Rama: Shqipëria përzgjidhet destinacioni më i mirë në Europë për vitin 2023

Barometri Botëror i Turizmit i Organizatës së Kombeve të Bashkuara  publikoi të dhënat e kësaj industrie në rang global për 12 muajt e shkuar.

Reditet në vend parë Tuqia, pasuar nga Katari dhe Arabia Saudite. Supriza e kësaj rënditje është vendi ynë. Shqipëria renditet e katërta si një ndër destinacionet me performancën më të mirë turistike.

Ky barometër vlerëson se industria e turizmit në botë pësoi  një rimëkëmbje me  88% krahasuar me kohën përpara pandemisë. Të dhënat e vitit 2023 sugjerojnë një rimëkëmbje të plotë gjatë 2024 për të arritur nivelet e përpara pamdemisë së COVID.

Kryeministri Edi Rama një promovues konstant i Shqipërisë turistike në cdo takim ndërkombëtar dhe mediat i huaja e ka ndarë gëzimin e kësaj arritje të turizmit shqiptarë me këtë koment në rrjetin “X”:

“Hej miq dhe udhëtarë! Barometri i Turizmit i OKB-së sapo ka bërë të ditur se Shqipëria është destinacioni më i mirë në Evropë për vitin 2023! Jemi të emocionuar dhe krenarë që na vlerësojnë peizazhet tona të bukura, kulturën e pasur dhe mikpritjen e ngrohtë. Pavarësisht nëse jeni duke kërkuar për aventura në malet tona madhështore, relaksim në plazhet tona të pacenuara ose një udhëtim nëpër rrugët tona historike, Shqipëria ka diçka për të gjithë. Ejani dhe shikoni vetë pse të gjithë po flasin për Shqipërinë. Le të krijojmë kujtime së bashku që do të zgjasin një jetë! Mezi pres t’ju mirëpres të gjithëve”, shkruan Rama në “X”.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit