Kryeministri i Republikës së Shqipërisë Edi Rama, para fillimit të Samitit të liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Evropian në Podgoricë e vlerësoi këtë si projekt frymëzues që do të hap sipas tij shtigje të reja në rrugën e integrimit dhe nxitjen e tregtisë.
“Do të kemi një seancë tjetër të këtij procesi tepër frymëzues dhe inkurajues që do të hap rrugë të reja për të gjitha vendet tona për t’u integruar në tregun e përbashkët të Bashkimit Evropian për të nxitur tregtinë duke krijuar njëkohësisht mundësi të reja për njerëzit tanë. Vetëm ideja që brenda këtij viti mund të sigurojmë që transferat financiare të njerëzve tanë nga BE-ja në vendet tona do të jenë shumë më të lira, sepse ne nuk do të kemi barrën e shpenzimeve që kanë ata, është një gjë e madhe. Pra, për pjesën tjetër duhet të punojmë”, tha Rama.
Në nisje të punimeve të Samitit, kryeministri Edi Rama dhe liderët e tjerë të rajonit u pritën nga Kryeministri i Malit të Zi Milojko Spajić.