Saturday, November 23, 2024
spot_img
BallinaLajmeQoku: Vetëm në Maqedoni ka pozitë dhe opozitë brenda qeverisë!

Qoku: Vetëm në Maqedoni ka pozitë dhe opozitë brenda qeverisë!

Pas dështimit të sotëm të Ligjit për amnisti në Kuvend dhe deklarimeve të Ministrit të Drejtësisë, Krenar Lloga, se me gjithë dështimin dhe mos pranimin e propozimit të tij nga partnerët e koalicionit, do të vazhdojnë të jenë në qeveri, në rrjetet sociale është deklaruar Bekim Qoku, këshilltar i Albin Kurtit. Qoku ka folur për fenomenin, që sipas tij, ndodh vetëm në Maqedoni, ku brenda qeverisë ka edhe pozitë edhe opozitë, përcjell KlanM.

“Në kuvend ka shumicë e pakicë, pozitë e opozitë. Ky është fakt i ditur për demokracitë liberale. Kjo shkruhet në çdo libër shkollor mbi politikën apo institucionet. Por që të ketë pozitë-opozitë edhe brenda qeverisë, këtë dukuri e has vetëm në qeverinë e Maqedonisë së Veriut. Librat shkollor duhet të rishkruhen. Kështu që, për Maqedoninë e Veriut duhet shpikur një term i ri për mënyrën e funksionimit të qeverisë apo koalicionit qeveritar. Psh, kur të thonë “partia jonë është pjesë e koalicionit qeverisës”, duhet t’i pyesësh ‘A jeni pozitë apo opozitë në qeveri’ ose ‘A luani apo rrini gjithmonë në bankinë?’”, ka shkruar Qoku. /KlanMacedonia

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit