Sunday, November 24, 2024
spot_img
BallinaLajmeQeveria miraton vendimet për shtesa prej 100 euro për fëmijët dhe pensionistët

Qeveria miraton vendimet për shtesa prej 100 euro për fëmijët dhe pensionistët

Qeveria e Kosovës ka miratuar vendimet për ndarjen e shtesave prej 100 euro për fëmijët dhe pensionistët, për muajin dhjetor.

Ministri i Financave, Hekuran Murati, tha se për ekzekutimin dhe procedimin e shtesës së njëhershme për fëmijët do të njoftohen me kohë për pranimin e kësaj shtese.

“Pra mjetet nuk ka nevojë që të aplikohet për to, do të kalojnë në llogarinë e prindërve, kryesisht nënave të cilat janë përfituese të shtesave të rregullta” – ka thënë ministri Murati.

Kurse, të gjithë përfituesit e skemave pensionale për muajin dhjetor do të pranojnë edhe një shtesë prej 100 euro.

Sipas ministrit Murati, këtë shtesë do ta pranojnë në ditët në vijim, pas ekzekutimit të pensioneve të rregullta, i cili ndodhë këtë të premte.

Në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës, u propozua vendimi për ndarjn e shtesave prej 100 eurosh, për fëmijët dhe pensionistët.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit