Nga Qeveria përmes një kumtese njoftojnë se me buxhetin për vitin 2025, janë paraparë mjete financiare për shpërndarje të vauçerëve në shumë të 250€ për çdo student, për blerjen e një pajisjeje elektronike, përcjell TV21. Gjithashtu, nga ekzekutivi njoftojnë se sipas buxhetit të ri, janë siguruar mjete financiare për të rinj deri 29 vjeç, të cilët do të kenë mundësi të përfitojnë subvencion deri në 30.000 euro për fillim të biznesit të ri.
“Në Buxhetin e vitit 2025 janë paraparë mjete për vauçerë prej 250 euro për blerjen e pajisjeve elektronike – telefon, kompjuter apo tablet për të gjithë studentët, si dhe mjete prej 10 milionë euro të cilat do të dedikohen për të rinjtë deri në 29 vjeç, për të hapur biznese, pra mbështetje financiare deri në 30.000 euro për biznes për të rinjtë”, thonë nga qeveria.