Sunday, November 24, 2024
spot_img
BallinaLajmeQeveria e re VMRO dhe VLEN, një miliardë euro për komunat

Qeveria e re VMRO dhe VLEN, një miliardë euro për komunat

Bisedimet mes VMRO dhe VLEN për formimin e qeverisë së re po shkojnë drejtë përfundimit.
Njëra nga temat që është biseduar është edhe ndimha e rezervuar për komunat, bilancet e të cilave prej vitesh janë në një deficit “të rëndë” prej disa miliona eurosh.
Qeveria e re po planifikon ndarjen e një miliardë eurosh në katër vjet, pra 250 milionë euro në vit nga arka e shtetit për komunat që ballafaqohen me vështirësi në realizimin e projekteve infrastrukturore.
Paratë do të shkojnë për ndërtimin e kanalizimeve, rrjeteve të ujësjellësit, cerdheve, shkollave, rrugëve dhe shumë projekteve të pa përfunduara në mungëse të të ardhurave.
Kjo është paraparë në programin e VMRO-së, por që është harmonizuar së bashku me VLEN-in për programin e ardhshëm qeverisës.
Izet Mexhiti nga Lëvizja Demokratike thotë se, 1 miliard euro investime të shkojnë edhe në komunat shqiptare, për ti zhdukur dallimet në zhvillim.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit