Monday, September 30, 2024
spot_img
BallinaLajmeProtestat e dhunshme, Stojkoviq: Regjimi rus në Serbi duhet të ndjejë zemërimin...

Protestat e dhunshme, Stojkoviq: Regjimi rus në Serbi duhet të ndjejë zemërimin e popullit

Avokati serb, Cedomir Stojkoviq ka reaguar pas dhunës që policia serbe ka ushtruar ndaj protestuesve që po kundërshtonin zgjedhjet e 17 dhjetorit në Serbi. Sipas tij, është e drejtë e popullit që të çlirohet. Derisa ka ftuar bashkësinë ndërkombëtare që të izolojë urgjentisht regjimin e presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Stojkoviq përmes një reagimi në X e ka quajtur udhëheqjen në Serbi si ruse, duke thënë se “qeveria ruse në Serbi, presidenti rus në Serbi, shërbimi inteligjent rus në Serbi duhet të ndjejnë zemërimin e popullit, i cili do të rritet!”

“Mirë për demonstruesit në Beograd sonte! Është e drejta e popullit të çlirohet!… Është e drejta e popullit të çlirohet me dhunë nëse i vidhet zëri! Kështu ka qenë gjithmonë dhe kështu do të jetë përgjithmonë! Dhe nuk duhet të ketë përjashtim! Bashkësia ndërkombëtare të izolojë urgjentisht regjimin e Republikës së Serbisë që të mos ndërhyjë në proceset demokratike në Beograd dhe të mos dërgojë përfaqësuesit dhe ekzekutorët e tij të pamatur për të ndihmuar regjimin në Beograd”, ka shkruar Stojkoviq.

Ndryshe, gjatë protestës së mbrëmshme dera e Kuvendit të Serbisë është thyer dhe policia ka hedhur gaz lotsjellës ndaj protestuesve, të cilët vijuan për të shtatën herë demonstratën e tyre, që u thirr nga opozita.

Përfaqësuesit e listës opozitare “Serbia kundër dhunës” tentuan të hynin në Kuvend, në mënyrë që t’iu adresoheshin qytetarëve nga ballkoni i ndërtesës.

Ata shtyn derën, por nuk arritën të hynin, pasi u parandaluan nga policia. Një pjesë e protestuesve thyen xhamat e dyerve dhe dritave të ndërtesës, ndërsa policia e përgjigj me gaz lotsjellës.

Pas incidenteve, përmes një adresimi për publikun nga Presidenca e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, iu drejtua qytetarëve serbë që të mos shqetësohen.

“Asnjë revolucion nuk është duke u zhvilluar, dhe ne po mundohemi që të mos lëndojmë asnjë nga demonstruesit përmes një reagimi të lehtë”, tha ai ndonëse videot e publikuara tregojnë se ndaj protestuesve u ushtrua dhunë.

Kujtojmë se, misioni vëzhgues i OSBE-së tha se zgjedhjet e 17 dhjetorit në Serbi u përshkruan me parregullsi serioze, keqpërdorim të fondeve shtetërore dhe përhapje të frikës. Eurodeputetët kanë kërkuar hetim të pavarur për parregullsitë në zgjedhje. SHBA po ashtu u kanë bërë thirrje autoriteteve serbe t’i hetojnë pretendimet për parregullsi.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit